Rozë

Pas daljes së Beatrixës, Donaldi bën veprimin e papritur për të

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 23 January 2022

Dalja e këngëtares kosovare, Beatrix Ramosaj nga shtëpia e “Big Brother VIP” duket se ka mërzitur mjaft aktorin, Donald Veshaj.

Këto ditë ai ka qëndruar vetëm dhe i menduar. Në një bisedë me Egzonën, Donaldi tha se ndihet çuditshëm pa Beatrix dhe se është mësuar me të.

Së fundmi, ai ka bërë një veprim për Beatrixën duke e vënë fotografinë e saj afër kokës së krevatit të tij dhe tashmë do ta shikojë fotografinë e të dashurës së tij pranë krevatit.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, Beatrix nuk ka bërë ende ndonjë reagim që nga dita që u eliminua ajo ka qëndruar në heshtje dhe nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera