Lajme

Pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, LDK do vendos nëse e njoh Thaçin president

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 09 June 2017

Para se Qeveria të rrëzohej, Lidhja Demokratike e Kosovës pat deklaruar se në rast se prishet koalicioni PDK-LDK, atëherë kjo e fundit nuk do e njoh Hashim Thaçin, president.

Megjithatë, rrëzimi i Qeverisë dhe prishja e koalicionit PDK-LDK ndodhi. Ndërsa, në anën tjetër LDK më asnjëherë nuk e ka diskutuar këtë çështje.

Nënkryetari i saj, Haki Rugova, në një prononcim për Indeksonline thotë se ata kanë deklaruar kështu sa kanë pasur marrëveshje me PDK. Ndërsa tash, sipas tij, është kohë zgjedhjesh dhe ata janë të fokusuar në fitoren e Avdullah Hotit për kryeministër.

-Advertisement-

“Unë kam thënë atëherë në marrëveshjen tonë që e kemi pasur, e që ka qenë edhe presidenti. Tash për presidentin s’është duke folur askush. Tash jemi në zgjedhje për të fituar LDK-ja së bashku me koalicionin me Avdullah Hotin kryeministër. Unë mendoj që do të ndodh kjo”

Sipas tij, LDK një gjë të tillë do e diskutojë kur të krijohet Qeveria e Re.

“Kur të krijohet Qeveria e Re, parlamenti ne ulemi dhe e diskutojmë këtë çështje.  Ashtu është reni dhe rregullat, sepse nuk është temë presidenti”, ka shtuar ai.

Ndryshe, me 10 maj, me shumicë të votave është votuar mocioni i iniciuar nga kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, për rrëzimin e Qeverisë së Isa Mustafës./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera