Lajme

Pas breshrit, Albin Kurti del në teren

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 21 May 2020

Për dy ditë radhazi, të martën e mërkurën, në vende të ndryshme të Kosovës pati reshje të mëdha breshëri.

E këto, nuk kaluan edhe pa bërë dëme, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, tani, të enjten, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të dalë në teren, për të parë nga afër dëmet e bëra.

-Advertisement-

Fillimisht, Kurti, viziton me mëngjes, fshatin Nëpërbisht të komunës së Therandës.

Pas saj, menjëherë Kurti niset për komunën e Mamushës, ku pritet që të jetë në ora 10, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, edhe vizitën e tretë do ta bëjë në Therandë, në Parkun Industrial të kësaj komune, ku pritet të jetë në ora 11 e 15./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera