Lajme

Pas bombardimeve nga ajri, Turqia nis sulmet edhe nga toka

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 21 January 2018

Mediat e huaja raportojnë se turqi ka nisur që të mbështesë Ushtrinë e Lirë Siriane jo vetëm nga ajri por edhe nga toka.

Pasi bombarduan mbrëmë nga ajri disa zona të kontrolluara nga Kurdët, Turqia sot ka dërguar edhe tanqe në mbështetje të Ushtrisë së Lirë Siriane, shkruan RT.

Ushtria turke konfirmoi sot fillimin e një ofensive tokësore dhe ajrore në veri të Sirisë kundër një ushtrie kurde konsideruar nga Ankaraja si një organizatë terroriste.

-Advertisement-

Turqia filloi një ofensivë tokësore kundër një ushtrie kurde në rajonin e Afrines, në veri të Sirisë, konfirmoi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, një perspektivë parë me shqetësim nga Uashingtoni.

“Operacioni Afrine filloi de facto në terren”, dekalroi Erdogan në një fjalim televiziv.
“Më pas do të jetë Minbej”, shtoi ai duke iu referuar një qyteti tjetër sirian nën kontrollin kurd që ndodhet më në lindje.

“Më pas, hap pas hapi, ne do ta shpëtojmë vendin tonë deri në kufirin irakianë nga ky terror, që po na rrethon”, premtoi ai.
Afrine është një enklavë e mbajtur nga Njësitë për Mbrojtjen e Popullit (YPG), një ushtri kurde konsideruar nga Ankaraja si një organizatë terroriste, por aleate e SHBA-së në luftë kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera