Lajme

Pas bombardimeve ajrore, Kievi ndez pemën e festës

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 18 December 2022

Pema e Krishtlindjeve u vendos në qendër të Kievit mbrëmjen e të shtunës pas bombardimeve të fundit ajrore ndaj infrastrukturës energjetike.

Këtë vit zyrtarët zgjodhën për të vendosur një pemë artificiale 12 metra të zbukuruar me drita që kursejnë energji, ndërkohë që ato ndizen nga një gjenerator.

Qytetarë të shumtë u mblodhën për të parë pemën edhe pse rreziku i bombardimeve nga ushtria ruse është ende shumë i lartë.

-Advertisement-

Kryebashkiaku Vitali Klitschkov e përshëndeti këtë moment duke e quajtur “Pema e krishtlindjeve të pamposhtura”. /a2news.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera