Lajme

Pas bllokimit të foltores, Konjufca thërret shefat e grupeve për të biseduar

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 16 June 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas bllokimit të foltores nga deputetë të opozitës ka thirrur për konsultime shefat e grupeve parlamentare.

Gjatë bllokimit të foltores së kuvendit, shefi i grupit të deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri e ka tërhequr me forcë mikrofonin e foltores, duke pamundësuar që aty të mbahen fjalime.

Kujtojmë se në oborrin e kuvendit janë duke protestuar veteranët e luftës për mospërfshirjen në ligjin për pagën minimale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera