Sport

Pas Behramit do të largohet edhe Xhemaili

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 08 August 2018
Pas Valon Behramit, Stephan Lichtsteiner, Gelson Fernandes dhe Johan Djorou, edhe Blerim Xhemaili mund të largohet nga Përfaqësuesja e Zvicrës, shkruajnë mediat zvicerane.
Sipas transmetuesit “RSI”, përveç Behramit dhe Fernandes, edhe Xhemaili nuk është më në planet e trajnerit Vladimir Petkoviq.

Fernandes gjithashtu ka njoftuar zyrtarisht largimin, ashtu si edhe Behrami, i cili shkaktoi shumë polemika.

Mësohet se trajneri Petkoviq ka biseduar edhe me Johan Djourou, Stephan Lichtsteiner dhe Blerim Xhemaili, të cilët nuk janë prononcuar për media.

Largimi i Behramit ka shkaktuar shumë polemika në media, ku shumë i kanë dalë në mbrojtje mesfushorit shqiptar. Ai tha se u largua pas një telefonate nga Petkoviq, duke e quajtur vendimin politik, derisa trajneri ka thënë se ishte sportiv dhe po mendon të rinovojë ekipin.

-Advertisement-

Ndërkohë, Federata Zvicerane është shprehur se gjithçka ka mundur të jetë keqkuptim dhe trajneri nuk ka dashur ta largojë në atë mënyrë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera