Lajme

Pas Atiqit edhe Hetemi i dërgon letër KOSTT-it e ZRrE-së për nisjen e pagesës së rregullt të rrymës në Leposaviq

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 29 May 2023

Pas kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Eden Atiq, edhe kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i ka dërguar letër KOSTT-it dhe ZRrE-së për të nisur pagesa e rregullt e energjisë elektrike në këtë komunë.

Hetemi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga to që ta njoftojnë edhe për borxhin e grumbulluar të rrymës së shpenzuar.

“Sot ju drejtova KOSTT dhe ZRrE-së për të kyçur institucionet tona publike komunale në mënyrë që të fillojë pagesa e rregullt e energjisë eklektike. Po ashtu autoritet duhet të na njoftojnë me borxhin e grumbulluar të rrymës së shpenzuar në mënyrë që t’i shlyejmë ato detyrime”, ka shkruar Hetemi në Facebook

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera