Lajme

Pas atentatit në makinën e prokurorit ndërroj jetë shoferi i tij

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 08 November 2019

Gjashtë ditë do të luftonte mes jetës dhe vdekjes Andi Maloku, para se zemra ti pushonte së rrahuri ditën e djeshme pas një komplikacioni shëndetësor.

Ish-polici 24-vjeçar mbeti i plagosur në atentatin që ndodhi në makinën e prokurorit të Durrësit, Arjan Ndojit, ku u qëllua me dy plumba dhe prokurori dhe miku i këtij të fundit, Aleksandër Laho, i njohur me nofkën ‘Rrumi’.

Maloku, shoferi i prokurorit, ndodhej te Spitali i Traumës që prej 1 nëntorit, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke marrë dy plumba në mushkëri dhe një në shtyllën kurrizore.

Të tjera