Lajme

Pas Albin Kurtit, një tjetër politikan shqiptar merr vaksinën kundër COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 01 April 2021

Sot, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka marr vaksinën kundër COVID-19.

Abazoviq tha se ai është vaksinuar në mënyrë që të inkurajojë vaksinimin masiv në Mal të Zi.

Ai gjithashtu tha se të gjithë duhet të vaksinohen dhe se kjo është mënyra e vetme për të ruajtur shëndetin dhe ekonominë.

“Shpresoj që bota ta mposht virusin COVID-19”, tha Abazoviq.

Abazoviq shtoi se “nëse 23 milion britanikë mund të vaksinohen, kështu mund t’ia bëjmë edhe ne”, si dhe se duhet t’i përkulemi punonjësve shëndetësorë.

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, falënderoi të gjithë punëtorët shëndetësor.

“Faleminderit heronjve tanë – punëtorëve shëndetësor!”, përfundoi ai.

Abazoviq është vaksinuar me vaksinën , AstraZeneca.

Të tjera