Lajme

Pas akuzave për punën e tij Selim Selimi e fton Albulena Haxhiun të përballen në studio televizive

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 23 April 2021

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi  i është përgjigjur akuzave që ministrja aktuale e drejtësisë, Albulena Haxhiu i hodhi në drejtim të tij, për kontrata me shkelje ligjore.

Selimi ka ftuar Haxhiun që ta bëjë publike dosjen duke thënë se do ti drejtohet edhe prokurorisë në lidhje me këtë çështje.

E menjëherë pas kësaj kundërpërgjigje, Selimi e ka ftuar ministren Haxhiu edhe që të ballafaqohen në studio televizive.

-Advertisement-

“Ftoj Ministren Haxhiu që të ballafaqohemi për të diskutuar rreth akuzave”, ka shkruar Selimi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera