Lajme

Pas aksionit të Policisë reagon IKSHPK-ja: Bartja e maskës nuk është turp

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 13 July 2020

Pas aksionit të Policisë së Kosovës në Prishtinë ku qytetarët u dënuan për mos mbajtjen e maskave ka reaguar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

IKSHPKA-ja u bën apel qytetarëve që të mos heqin maskat pasi mbajtja e saj nuk është turp por përkundrazi është trimëri.

“Bartja e maskës nuk është turp, është trimëri”, është shkruar në postimin e Institutit.

-Advertisement-

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës e shoqëruar nga Inspektorati kanë dalë nëpër të gjitha rrugët e kryeqytetit, ku i kanë ndalur qytetarët pas maske dhe u kanë kërkuar që t’i vënë ato e pati raste kur qytetarët edhe u dënuan./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera