Lajme

Pas aksionit të EULEX-it në OVL-UÇK flet Ramush Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 25 September 2020

Ish kryeministri, Ramush Haradinaj i ka quajtur të paarsyeshme bastisjen e zyrave të OVL e UCK-së, nga Eulex.

Kështu është shprehur ai në një postim në llogarinë e tijë në facebook, shkruan Gazeta Infokus.

“Konsideroj se nuk ka arsye për operacione e bastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë. Kosova është gjithmonë me ligjin dhe me viktimat, sepse vet ishte viktimë e padrejtësive. Vet UÇK-ja dhe populli i Kosovës kanë argumentuar se gjithmonë  janë pozicionuar në anën e drejtësisë, të vërtetës, dhe të drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk ka ndryshuar asnjëherë!”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Sipas tij ka qënë e i gabuar publikimi i dosjeve Gjykatës Speciale.

“E ritheksoj qëndrimin tim, se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do e dëmtojë më së shumti shtetin tonë, përfshirë edhe vet të akuzuarit.Tentimi për të krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë është i gabuar. Ne nuk kemi qenë e as nuk jemi në anën e kundërt të drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj.

Më poshtë gjeni të plotë postimin e tij.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera