Lajme

Pas aksionit “Subvencionet 2021”, reagon ministri Faton Peci

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 03 December 2021

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka përshëndetur aksionin e Policisë së Kosovës në rastin “subvencioni 2021”, ku u arrestuan 31 persona në tetë komuna të Kosovës.

LEXO EDHE: “Subvencionet 2021”: Gjithsej 64 të arrestuar nga ky aksion

Peci tha se këto arrestime janë në vazhdën e arretimeve të mëhershme të muajit shkurt dhe qershor të këtij viti.

-Advertisement-

“E përshëndes aksionin e sotëm të policisë së Republikës së Kosovës, rasti “subvencioni 2021” dhe organeve tjera të drejtësisë në përpjekjen për sundimin e së drejtës në institucione tona. Paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet të destinohen vetëm në adresa meritore, në këtë rast vetëm tek fermerët meritorë. Këto arrestime janë në vazhdën e arrestimeve të mëhershme të muajit shkurt dhe qershorit të këtij viti. Bashkëpunimi me organet e drejtësisë për ti dhënë epilog të gjitha keqpërdorimeve dhe abuzimeve të parasë publike në Institucionet e Republikës së Kosovës nuk ka alternativ, është imperativ i kohës”, shkruan Peci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera