Pas aksionit në Veri, Policia shpall në kërkim pesë persona të dyshuar për kontrabandë
Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 13 October 2021
Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe pas arrestimit të tetë personave në aksionin e sotëm, ka vazhduar hetimet intensive drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të tjerë që ndërlidhen me kontrabandimin e mallrave.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se janë shpallur në kërkim pesë të dyshuar për kontrabandë me mallra.
Të dyshuarit për përfshirje në kontrabandë me mallra që janë shpallur në kërkim janë Besim Zeqiri, Halil Sylejmani, Festim Sylejmani, Fikrim Latifi dhe Milan Radisavljevic.
“Policia e Kosovës, fton të gjithë qytetarët që të mos bien pre e asnjë provokimi të mundshëm dhe njëkohësisht kërkon bashkëpunim në ofrimin e informacioneve me qëllim arrestimin e personave të dyshuar dhe sjelljes së tyre pranë organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim./Express
Komunikata e plotë:
Policia e Kosovës, lidhur me operacionin e suksesshëm policor të realizuar në katër rajonet e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri, edhe pas arrestimit të tetë (8) personave të dyshuar, ka vazhduar hetimet intensive drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të tjerë që ndërlidhen me kontrabandimin e mallrave.
Hetimet intensive drejt identifikimit të personave të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra, janë realizuar nën autorizimin e prokurorisë kompetente, e që kanë rezultuar deri më tani me identifikimin e (5) personave të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim:
Besim Zeqiri i lindur me 01.07.1985, fshati Kaqandolle-Mitrovicë
Halil Sylejmani i lindur me 03.08.1965, Kqiq – Mitrovicë
Festim Sylejmani i lindur me 14.02.1992, Kqiq – Mitrovicë
Fitim Latifi i lindur me 05.04.1992, Kushtovë – Mitrovicë
Milan Radisavljevic i lindur me 10.12.1972 – Zubin Potok
Policia e Kosovës, fton të gjithë qytetarët që të mos bien pre e asnjë provokimi të mundshëm dhe njëkohësisht kërkon bashkëpunim në ofrimin e informacioneve me qëllim arrestimin e personave të dyshuar dhe sjelljes së tyre pranë organeve të drejtësisë.
Numrat kontaktues: 192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999, të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.
Njëkohësisht Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, është duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra por edhe në aktet kriminale dhe sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri të kryera ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë sot gjatë operacionit
Të tjera
-
Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vd*ekje 44-vjeçarin në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Numërohen 38% të votave, këto janë rezultatet e para
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-z...
-
‘Vr*asje me qëllim hakmarrje’, ky është i dyshuari që e goditi për vd*ekje një person në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Arrestohet burri që i su lmoi dy gra në një parking të Prishtinës, dyshohet se i shkaktoi dy aksidente
I dyshuari që sulmoi fizikisht dy gra në një parking në rrugën “Sylejman Voks...
-
Sanduloviq: SHBA do të leshojnë urdhërarrest ndaj Aleksandar Vuçiq
Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane Serbe, ka shkruar të mërkurë...
-
Ky është personi që u godit nga vetura në Pejë
Ka ndërruar jetë, personi i cili u godit nga një veturë në orët e pasditës në...
-
E rëndë në Pejë: Humb jetën një person, dyshohet se u godit qëllimshëm nga një veturë
Një person ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve ...
-
Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e k vlerësuar produktiv taki...
-
Deri në orën 18, në Maqedoninë e Veriut votuan 47,61% e qytetarëve
Deri në orën 18:00, te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriu...
-
Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin gjerman në Kosovë, ...
-
Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë, NATO mbështet dialogun e BE-së
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në një video-adres...
-
Dardan Krivaça kundër të gjithëve në gjykatë: Po më shkelen të drejtat
Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ka vazhduar gjykimi kundër Dar...