Lajme

Pas aksidentit tragjik në Kroaci, ministri Aliu ka një paralajmërim për bizneset e transportit të udhëtarëve

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 26 July 2021

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi sot në Kroaci.

Përmes një statusi të bërë në Facebook, Aliu tha se ata i pret një punë e madhe për të vendosur rend në sigurinë e trafikut rrugor, e po ashtu në bizneset e transportit të mërgimtarëve, në mënyrë që të shmangim tragjedi të tilla.

Postimi i plotë

-Advertisement-

Një tragjedi e rëndë sot për të gjithë Kosovën.

Ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve.

Sot bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve tanë.

Neve na pret një punë e madhe për të vendosur rend në sigurinë e trafikut rrugor, e po ashtu në bizneset e transportit të mërgimtarëve në mënyrë që të shmangim tragjedi të tilla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera