Lajme

Pas acarimeve në LDK flet Vjosa Osmani

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 15 January 2020

Ide të kundërta ndërmjet anëtareve të Lidhjes Demokratike kanë dalë pas dërgimi të ofertës se re nga Vetëvendosje.

E kundërshtime të mëdha u pa ndërmjet Vjosa Osmani dhe Agim Veliut, shkruan Gazeta inFokus.

Ky i fundi këtë ofertë e quajti si jo serioze nga ana VV’së.

-Advertisement-

Ndërsa Osmani kishte qëndrim krejtësisht të kundërt ndaj bashkepartiakut të saj.

Mirëpo Osmani gjatë ditës së sotme është pyetur nga gazetaret rreth atmosferës së acaruar brenda partisë.

Nënkryetarja e LDK’së e ka mohuar një gjë të tillë, shkruan Gazeta inFokus.

“Unë sapo u ktheva nga Recaku ku ishim bashkë me një ekip të LDK-së për të shprehur nderimin tonë për viktimat e asaj masakre, dhe natyrisht se u takuam me shumë njerëz që janë pjesë e afetarisë në LDK, mund të them që atmosfera në LDK është atmosferë e anëtarësisë në LDK.

E po ashtu Vjosa Osmani është shprehur edhe optimist se do të arrihet koalicion ndërmjet LDK e VV’së.

“Unë jam shumë optimiste si person dhe nuk lejoj askush të ma humb atë optimizëm”, ka shtuar ajo./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera