Lajme

Pas 43 vitesh, ja çfarë ndodhi dje në Kosovë që nuk ka ndodhur prej vitit 1979

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 10 July 2022

Masa të ftohta ajrore që depërtuan ditën e djeshme mbi rajon, zbritën ndjeshëm temperatura nga vlerat mesatare për muajin më të nxehtë veror, korrikun.

Sipas Prishtina Weather, temperatura maksimale, ditën e djeshme në Aeroportin e Prishtinës ishte vetëm 17C, derisa në stacionin personal në lartësi mbidetare prej 680m, në Prishtinë, temperatura maksimale ishte 16.1, e shënuar rreth orës 15.

“Me këtë temperaturë zyrtare prej 17C, po del që kjo ditë e 9 korrikut ishte më e ftohta e regjistruar në Prishtinë që nga viti 1979, kur edhe atë ditë, sipas vrojtimeve temperatura ishte 17C. E ftohtë ishte edhe dita e 9 korrikut më 1998 me 17.6C, regjistruar në stacionin meteorologjik në Prishtinë. Krahasuar me vitet e shkuara, këso temperatura kaq të ulëta në dhjetëditëshin e parë të korrikut, pra nga 1 deri më 10 korrik, nuk janë regjistruar që nga vitet 2011 dhe 2010, kur më 2 korrik të vitit 2011, në aeroportin e Prishtinë temperatura maksimale u ngjit në 18.2C, më 8 korrik 2010 vetëm në 17.5C. Temperatura maksimale më e ulët në dhjetëditëshin e parë të korrikut, në bazë të shënimeve të vrojtuara, është më 2 korrik të vitit 1975, me 16.1C. Ndërkohë që për këtë javë parashihet të mbajë mot jo shumë i ngrohtë, me temperatura maksimale ndërmjet 22C e 25C, por që në bazë të tendencave javën e ardhshme mund të kemi temperatura mjaft të larta mbi 30C, e ndoshta edhe mbi 35C”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera