Lajme

Pas 3 vitesh arrestohet llapjani, i publikohet video në Tik Tok ku sulmoi seksualisht një grua

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 26 October 2022

Pas më shumë se 3 vite një burrë në Podujevë është arrestuar pasi po dyshohet se ka sulmuar dhe ngacmuar seksualisht një grua.

Arrestimi i tij erdhi pasi u publikua një video e ngjarjes në Tik Tok, rast i cili kishte ndodhur në vitin 2019.

Viktima sipas policisë ka deklaruar se ka pasur frikë që të raportojë rastin. Policia ka nisu hetimet ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Me datë 25.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në vitin 2019 kishte kryer veprat e cekura, ndërsa viktima nga frika (në atë kohë) nuk e kishte denoncuar të dyshuarin.  Tani, në vitin 2022 pas publikimit në rrjetin sociale “tik-tok” të ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera