Sport

Pas 22 viteve, Roberto Carlos rikrijon gjuajtjen e famshme kundër Francës

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 06 April 2020

Ish mbrojtësi i njohur, Roberto Carlos, ka rikrijuar edhe njëherë golin e famshëm të shënuar ndaj Francës para 22 viteve, transmeton Gazeta Metro.

Brazili kishte shënuar një gol që kishte ‘thyer edhe ligjet e fizikës’ kundër Francës më 1997 dhe padyshim që ky është ndër golat më të mirë në histori.

Por, a mundet ai akoma të shënoi gola të tillë, pas 22 viteve? Sigurisht që po dhe këtë ai e dëshmon përmes një video të publikuar së fundmi.

-Advertisement-

Kujtojmë që edhe vet Roberto Carlos ishte pyetur për këtë gol, por ai nuk e kishte idenë se si e kishte shënuar.

“Unë i kam praktikuar shumë goditjet e lira. Unë thjesht e godita atë dhe hyri brenda” – kishe deklaruar Carlos.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera