Pas 20 tetorit merret vendimi definitiv për çmimin e rrymës
Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 09 October 2021
“Vetëm kujdestaritë kanë mbetë aty këtu dikush, 80 % i kanë çu prej shpije, për shkak të rrymës se u rritë berza në krejt botën e tash…”.
Kështu deklaron Behram Haziraj i cili është vetëm njëri nga qindra punëtorët e Ferronikelit që të premten mbetën pa punë si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Në këtë hall nuk do të jenë edhe pjesa tjetër e qytetarëve që nuk punojnë në ndonjërin nga tre gjigantët ekonomikë në vend, Ferronikeli, Trepça e Sharrcem.
Çmimet u rritën vetëm për kompanitë që rrymën e importojnë nga jashtë. Banorët tjerë të Kosovës do të paguajnë tarifat e njëjta edhe për pesë muaj.
“Edhe gjatë këtij procesi janë marrë parasysh kostot e energjisë që importohet dhe në bazë të rezultateve kemi që edhe këtë vit nuk ka nevojë për rritje të tarifave deri më 31 mars 2022”, thotë Ymer Fejzullahu, drejtues i bordit të ZRrE-së.
Drejtuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të premten vendosi për mosshtrenjtim të rrymës tregon se ky panik tek qytetarët u krijua pas disa problemeve që Norvegjia pati me pajisjet e gazit e po ashtu Rusia dhe presioni që ky vend po i bën BE-së, veçmas Gjermanisë për tubacionet e gazit, ndonëse për shkak se si vend i mbyllur nuk dihet nëse këto probleme Rusia i ka stisur apo ekzistojnë vërtetë.
Fejzullahu thotë se Kosova importon vetëm rreth 11 % të energjisë nga Hungaria ndërsa afër 90 % është prodhim i brendshëm, nga të cilat janë mbledhur 190 milionë euro, mjaftueshëm sa për ta mbajtur çmimin e tanishëm.
E që vendi ta ruajë këtë komoditet, sipas kryesuesit të Komisionit për Ekonomi në Kuvend, Qeveria duhet t’iu lëshojë licenca me procedurë të përshpejtuar projekteve në pritje për prodhim të energjisë.
“Të heqim procedurat burokratike për parkun e erës në Shalë të Bajgorës e disa hidrocentrale që janë në pritje për të hyrë në prodhim…”, deklaron Ferat Shala, kryesues i Komisionit Parlamentar për Ekonomi.
Qeverisë iu bënë edhe thirrje nga shoqëria civile, sipas së cilëve ekzekutivi duhet ta miratojë fondin e konsumatorëve në nevojë dhe të shpallë një pako të ringjalljes cila do të ketë fokus sektorin e energjisë. Deri tashti për këtë temë ka folur vetëm ministrja e Tregtisë Rozeta Hajdari sipas së cilës ministria është në fazë të mbledhjes së ankesave nga konsumatorët./klankosova
Të tjera
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...
-
Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mban mbledhje në ora 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14...
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHB...
-
Bilall Kasami: Një telefonatë se Serbia po bën manovra në kufi me Kosovën, ia pamundësoi Kurtit ardhjen në Berlin
Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veri...
-
O’Brien sot në Beograd, do të takohet me udhëheqësit e Serbisë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Valon Murati kritikon Kurtin: Nuk është kohë e mburrjeve
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryemi...
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...