Lajme

Pas 2 vitesh nis gjykimi në rastin ku babë e bir dyshohet se vranë Abit Jasharin, familjarët kërkojnë dënim maksimal

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 07 May 2021

Ka nisur shqyrtimi gjyqësor në rastin ku babë e bir, Baki Shkodriqi e Besnik Shkodra janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që lidhen me vrasjen e rëndë që kishte ndodhur në shkurt të vitit 2019, në Prishtinë, ku kishte mbetur i vdekur Abit Jashari.

Besnik Shkodra po akuzohet për vrasje të rëndë e armëmbajtje pa leje, kurse babai i tij, Baki Shkodriqi po akuzohet për shtytje në vrasje të rëndë

Pas konfirmimit të aktakuzës, sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi ndaj dy të akuzuarve.

-Advertisement-

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ilaz Beqiri, dy të akuzuarit kanë deklaruar se e kuptojnë aktakuzën dhe kanë mohuar fajësinë.

E për këtë zvarritje kaq të madhe që është bërë në fillimin e këtij procesi gjyqësor familjarët e Jasharit tashmë të ndjerë, po shprehën të pakënaqur e të mllefosur.

Vëllai i të ndjerit Abit Jashari, Behar Jashari për IndeksOnline ka thënë se si familjar janë të pakënaqur me tërë këtë zvarritje që po bëhet.

“Ne si familjarë jemi të pakënaqur se është zvarritur shumë, tek tash ka fillu gjykimi. Mandej edhe tek neglizhenca e policisë në ditën kritike kur edhe ka ndodhur vrasja”, tha Jashari për IndeksOnline.

Ai tutje ka thënë në emër të familjes së kërkojnë drejtësi për këtë rast dhe dënim maksimal për dy të dyshuarit, meqë në shtëpi tani kanë mbetur tre fëmijë jetim.

“Kërkojmë drejtësi dhe dënim maksimal për dy të dyshuarit. Ata kanë lënë tre fëmijë jetim në shtëpi. Kjo është brenga jonë”, tha tutje Behar Jashari, vëllai i të ndjerit Abitit.

Ai tregoj se aktakuza ndaj dy të dyshuarve është ngritur me 22 shator 2020, ndërsa një seancë e mbyllur ishte mbajtur më 8 tetor.

Ndryshe, me aktakuzën e ngritur me 22 shtator 2020 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Besnik Shkodra akuzohet se me 27 shkurt 2019, rreth orës 11:30, në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje të mëhershme në mes të tij dhe tani të ndjerit Abit Jashari, ditë kritike, derisa i ndjeri ishte duke u kyçur në rrugën “Haxhi Zeka” me veturën e tij të llojit “Opel Omega”, ngjyrë e gjelbër, i pandehuri Shkodra ishte i ndalur në atë rrugë me veturën “Citroen C4”, saktësisht para lokalit të quajtur “Top Market”, ku i pandehuri për pak kohë e ka vëzhguar të ndjerin, i cili ishte duke ardhur në drejtim të rrugës ku ishte i dyshuari, ku me tu afruar në një distancë prej 4-5 metrash, i pandehuri me dashje që ta privojë nga jeta ka shtënë me armë të llojit “Cervena Zastava”, M70, e kalibrit 7.65x 17mm, në drejtim të tani të ndjerit Abit Jashari i cili gjendej në veturë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera