Rozë

Partnerja e Ronaldos shkëlqen në Festivalin e Filmit në Venecia, e veshur nga stilistja shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 04 September 2020

Mes shumë yjeve botërorë në Festivalin e 77-të të Filmit në Venecia ishte e pranishme edhe partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.

Modelja 26 vjeçare shkëlqeu mbrëmjen e së enjtes e veshur me një fustan të zi bust, dhe të gjithë meritat i shkojnë një stilistije shqiptare.

Veshja e Georginës është dizenjuar nga Lia Stublla, e cila ka publikuar edhe fotot e bukuroshes argjentinase në llogarinë e saj në Instagram.

-Advertisement-

“Si gjithmonë është një kënaqësi e veçantë të krijosh fustane për zonjushën e bukur Georgina. Faleminderit shumë edhe një herë që besove në punën tonë, ti i bën fustanet tona të shkëlqejnë ndryshe,” shkruan stilistja në postim.

Veshja e Rodriguez është vlerësuar edhe nga DailyMail, që e ka cilësuar atë si “mahnitëse”. Kujtojmë se Georgina është veshur edhe më parë nga Lia Stublla, kur prezantoi Festivalin e Sanremos në shkurt të këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera