Lajme

Partneritetet strategjike, Hovenier: Duhet vepruar si Rugova, ajo çfarë bënte ai është mësim jo vetëm për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 10 June 2024

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se sjellja e Ibrahim Rugovës duhet të jetë mësim për arritjen e qëllimeve strategjike.

Në një panel diskutimi në konferencën “Rugova dhe Perendimi”, të organizuar nga LDK-ja, Hovenier u pyet se si mundet Kosova t’i përdorë partneritetet strategjike për t’i siguruar interesat afatgjate.

“Pyetje e shkurtër, çështje e ndërlikuar. Mendoj se deri në njëfarë shkalle është me rëndësi që të bëjmë diçka siç do të bënte Ibrahim Rugova, që herë pas here të ndalemi dhe të shqyrtojmë e të analizojmë interesat dhe qëllimet strategjike, dhe të mos menojmë në vazhdën e krizave që dalin për çdo ditë, por pak më shumë të mendojmë se çka po duam të arrijmë, si po e bëjmë, ku duam të arrijmë, dhe çka po bëjmë që të na çojë atje dhe çka po bëjmë që na pengon. Ky është një mësim jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë ne që përpiqemi ta mbështesim këtë përpjekje”, tha Hovenier.

-Advertisement-

Ambasadori amerikan tha se duan ta shohin Kosovën duke avancuar, por shtoi se udhëheqja e Kosovës dhe ndërkombëtarët “duhet të bëjnë më mirë.

“E kemi një vizion i cili është aplikuar fillimisht nga Presidenti Rugova, që Kosova të marrë vendin e vet të merituar, e integruar plotësisht në strukturat euroatlantike”, kujtoi Hovenier.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera