Rozë

Partneri i Fjolla Morinës: Zoti është i madh, gjithçka po bëhet mirë

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 05 September 2021

Fisnik Syla, biznesmeni nga Gjilani tashmë është bërë i njohur për publikuan e mediet falë partneres së tij, këngëtares Fjolla Morina.

Ai po vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjete sociale, ndërsa publikon imazhe e video të ndryshme, së fundmi ka ndarë një shkrim në InstaStory, me anë të të cilit ka marrë vëmendje e ka bërë të komentohet.

“Zoti është i madh gjithçka po bëhet mirë, Zoti e do njeriun e drejtë”, ka shkruar ai nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me bashkëshorten e tij, e cila po vazhdon të mbetet në paraburgim pas arrestimit të 19 korrikut.

-Advertisement-

Arrestimi i saj u bë pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Interpoli, marrë parasysh që ka një dënim disa vjeçar të shpallur nga Gjykata e Kukësit në Shqipëri megjithatë, presim të shohim se çfarë do të ndodhë në vazhdim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera