Partive politike mund tu mbyllen llogaritë bankare
Autori: Gazeta inFokus
16:54 | 24 Prill 2018
Disa partive politike në Kosovë shumë shpejtë mund tu bllokohen llogaritë bankare.
Urdhrin për këtë tashmë e kanë marrë përmbaruesit privat, përmes së cilëve Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa po kërkon ta nxjerrëborxhin për gjobat e pa paguara të partive politike që nga zgjedhjet e mbajtura 9 vite më parë në Kosovë, shkruan Infokusi.com.
Kjo duket se ka mbetur mundësia e vetme qëpartitë politike dhe disa kandidat të pavarur të paguajnëborxhin e vjetër prej 19 mijë eurosh.
Këtë e ka konfirmuar për Infokusin, kryesuesi i sekretariatit te PZAP-it, Mulë Desku.
“Janë disa parti politike dhe kandidate të pavarur te cilët nuk i kane paguar gjobat për proceset e zgjedhjeve qe janë mbajtur ne Kosove prej vitit 2009 e deri ne vitin 2014. Shuma e gjobave të papaguara për këto procese zgjedhore është 19,000.00 euro. Të gjitha vendimet me gjoba qe i ka shqiptuar PZAP-i ndaj këtyre partive politike dhe kandidateve të pavarur i ka dërguar ne zyrën e përmbaruesit privat për përmbarimin e tyre dhe zyra e përmbaruesit privatë është ne procedurën e përmbarimit te këtyre vendimeve te PZAP-it’, ka thënë Desku.
Por ky nuk është borxhi i vetëm i partive politike.
Kanë kaluar më shumë se 6 muaj që nga zgjedhjet lokale, e partitë politike në Kosovë ende nuk kanë paguar gjobat e shqiptuara për mos respektim të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale te 22 tetorit.
Nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kanë bërë të ditur për Infokusin gjithashtu se për zgjedhjet lokale të 2017-ës nga gjithsej 257,350.00. euro, sa ishte borxhi i përgjithshëm është paguar vetëm 127.250.00 euro, ndërsa borxhi i mbetur është 130.100.00 euro. shkruan Infokusi.com.
E pritëse e listës me borxhin më të madh është Lidhja Demokratike e Kosovës me gjithsej 78,550.00. Ajo nuk ka paguaj asnjë cent të këtij borxhi.
Pas saj renditet, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me gjithsej 17,200.00 €, të papaguara. Partia Demokratike e Kosovës nga gjithsej 34,950.00 € borxh sa kishte në fillim, ka paguar në pjesë duke e ulur këtë numër në 16,700.00 €.
Borxh të ngjashëm ka edhe partia e cila për herë të parë garoj në zgjedhje lokale, Alternativa. Ajo ende nuk ka paguar borxhi prej 15,450.00 €, që i ishte shqiptuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
E partitë politike që kanë paguar borxhin janë Vetëvendosje, Aleanca Kosova e Re, Nisma, KDTP, PDAK, PAI, Lëvizja për Bashkim, Lista Serbe, PLE dhe GISDP. O.Ivanovic.
Kryesuesi i sekretariatit te PZAP-it, MulëDesku, në një prononcim dhënë Infokusit ka bërë të ditur se partitë nuk kanë paguar gjobat edhe pas përfundimit të afatit ndërsa presin që gjatë këtij muaj të përfundojnë këto pagesa.
‘Afati për pagesën e këtyre gjobave ka kaluar. PZAP-i subjektet politike qe nuk i kane paguar gjobat i ka paralajmëruar me shkresa zyrtare ku disa prej tyre pas paralajmërimit i kane paguar gjobat, ndërsa disa ende jo, jemi ne pritje qe edhe subjektet tjera te cilat nuk i kane paguar gjobat qe ato ti paguajnë brenda muajit prill 2018’, ka thënë Desku.
Ai ka thënë gjithashtu se partitë politike nuk mund të certifikohen në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë pa paguar të gjitha dënimet e shqiptuara nga PZAP.(A.Ç) /INFOKUSI

T� tjera
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...































