Lajme

Partitë, të gatshme për zgjedhje në qershor

Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 11 May 2017

Përfaqësues të partive politike në vend janë deklaruar se janë të gatshëm që të shkohet në zgjedhje sapo të caktohet data nga presidenti i vendit, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Partitë politike në vend janë deklaruar të gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në qershor të këtij viti.

Sipas tyre, caktimi i datës së zgjedhjeve nga ana e Presidentit të vendit nuk shihet se do t’i presë të papërgatitura.

-Advertisement-

Madje përfaqësues të partive opozitare kanë thënë se kohë më parë kanë qenë të gatshëm që të hyjnë në zgjedhje.

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë për gazetën “Zëri” se kjo parti është e gatshme të shkojë në zgjedhje sapo të përcaktohet data nga ana e Presidentit.

Ai më tutje ka thënë se sipas ligjit zgjedhjet mbahen jo më pak se 30 ditë nga dita e rënies së Qeverisë dhe jo më shumë se 45 ditë.

Ai sqaron se dita e zgjedhjeve sipas ligjit duhet të shpallet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Megjithëkëtë, si datë të mundshme thotë se mund të jetë 11 qershori.

“Nëse nuk bie ditë e diel shtyhet data për një javë që të mbahen zgjedhjet, por sipas ligjit dhe datës pritet të jetë 11 qershori”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera