Lajme

Partitë politike ua urojnë muslimanëve në Maqedoni festën e Kurban Bajramit

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 01 September 2017

Partitë politike dhe politikanë të Maqedonisë, sot kanë uruar muslimanët në Maqedoni festën e Kurban Bajramit. Telegrafi Maqedonia ua sjell në vijim urimet e tyre.

RDK – Vesel Memedi

Kremtimi i festës së Kurban Bajramit është rikujtimi më madhështor që njeh historia e njerëzimit për aktin e sakrificës në emër të Zotit, si një sprovë e lartë për qëndrueshmërinë tonë ndaj respektimit të urdhërave të Plotëfuqishmit.

-Advertisement-

Kurban Bajrami tejkalon çdo kufi dhe shtrihet mbi dimenzionet e jetës humane. Akti i sakrificës që simbolizon këtë festë, është karakteristikë e bukur dhe e madhe njerëzore që në thellësi reflekton bujari dhe mirësi. Në këtë ditë të madhërishme të shprehjes së besimit dhe të një çasti kremtimi për të gjithë besimtarët muslimanë kur shtohet dhe forcohet më shumë ndjenja e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë dhe mëshirës, uroj që të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të punojmë për një të ardhme sa më të mirë për kombin tonë.

Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të besimit Islam ua uroj festën e Kurban Bajramit me dëshirat më të mira për shëndet, lumturi dhe mirëqenie.

USHT – Vullnet Ameti

Në emër të studentëve, stafit akademik dhe të punësuarve të tjerë në Universitetin e Tetovës, të gjithë pjesëtarëve të besimit islam ua uroj Festën e Kurban Bajramit.

Le të jetë kjo festë e Kurban Bajramit si motiv për përforcimin e besimit tonë, forcim i mendjeve dhe zemrave tona drejt qëllimeve të larta njerëzore dhe devotshmërisë, për të siguruar progres në këtë botë dhe shpëtim në botën tjetër!

Uroj që kjo festë të na shërbejë si moment i vetëdijesimit tonë, që ta respektojmë njëri – tjetrin, dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore!

Komuna e Gostivarit – Nevzat Bejta

Nëse parimet tona shkojnë në të njëjtën rrugë me ato që besimi na udhëzon, do të afrohemi më tepër me njëri-tjetrin dhe me të gjithë ata që kemi pranë.

Duhet të shkojmë drejt rrugëve që na bashkojnë, nëse duam të jemi të suksesshëm e të arritur në jetë. Prandaj, në këtë festë të bukur uroj të jemi të bashkuar e përherë të gjendur për secilin, sipas parimeve islame, sipas parimeve njerëzore.

Uroj të jemi me shpirt e zemër të pastër, të drejtë e humanë! Le të kemi gjithësecili Zotin! Të dashur motra e vëllezër, Gëzuar festën e Kurban Bajramit!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera