Partitë politike i paguajnë gjobat në minutën e fundit
Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 23 August 2017
Partitë politike kanë pritur momentet e fundit për t’i shlyer gjobat nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, në mënyrë që të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 22 tetor në Kosovë.
Mul Desku, kryesues i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i tha Radios Evropa e Lirë se të martën të gjitha partitë politike i kanë shlyer borxhet që u janë shqiptuar.
Borxhi i përgjithshëm i partive politike ka qenë 350 mijë euro.
“Mund të them se të gjitha subjektet, me përjashtim të Partisë së Pavarur Liberale dhe Partia Demokratike të Unitetit që nuk kanë shlyer borxhet, të gjitha subjektet tjera i kanë paguar të gjitha gjobat me të cilat janë dënuar në zgjedhjet parlamentare 11 qershorit”, tha Desku.
Sipas PZAP-it, koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës ishte gjobitur me 158 mijë euro. Koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës ishte gjobitur me mbi 71 mijë uro, kurse Lëvizja Vetëvendosje me 66 mijë euro.
Shlyerja e borxheve në PZAP ishte e domosdoshme, pasi në bazë të ligjit, asnjë subjekt politik në Kosovë nuk mund të garojë në zgjedhje, nëse nuk paguhen gjobat e shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Ndryshe, të martën në mesnatë është mbyllur afati për aplikim për subjektet politike të cilat tani presin certifikimin për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Me anë të një komunikatë për media Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se kanë aplikuar 91 subjekte politike.
“Nga to, 35 janë parti politike, 1 koalicion, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur”, thuhet në komunikatë.
Autoritete kompetente në vend, thonë se kenë filluar tashmë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 38 komunat e Kosovës.
Të tjera
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...