Partitë politike dhe vijat e kuqe të tyre
Autori: Gazeta inFokus
09:20 | 26 April 2017
Mundësia për të shkuar në zgjedhje të parakohshme nacionale po përmendet çdo ditë e më shpesh. Madje Nisma për Kosovën ka iniciuar një mocion mosbesimi për Qeverinë Mustafa që ta rrëzoj atë sa më parë.
Derisa opozita vazhdon të qëndroj e vendosur që mos të hy në koalicion me partitë që aktualisht janë në pushtet, PDK e LDK kanë qëndrime tjera.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati ka thënë për Indeksonline se ka kohë që të diskutohet për këtë çështje.
“Nuk jemi marr vesh për këtë punë hiç, ka vakt”, ka thënë Musmurati.
E zyrtari i LDK-së dhe këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj ka thënë shkurt se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka vija të kuqe me asnjë parti politike.
Zyrtari për media i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti tha për Indeksonline se kjo parti tashmë ka bërë të qartë qëndrimin e saj, duke qenë kategorikisht kundër koalicionit me ndonjërën nga partitë në pushtet.
“Është një qëndrim të cilin ka kohë qe e kemi qartësuar. Lëvizja VETËVENDOSJE! mendon se partitë që e kanë kapur shtetin, në asnjë mënyrë s’duhet të vazhdojnë të jenë në pushtet. Në këtë mes konsideroj se PDK e ka rolin kryesor, prandaj çfarëdo bashkëpunimi më të është i pamundur. E njëjta vlen edhe për partnerin e saj në koalicion, LDK-në, derisa në krye të saj është Isa Mustafa”, ka shtuar Hoti.
Edhe anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj ka mohuar mundësinë e koalicionit për të qeverisur me PDK-në apo LDK-në.
“AAK, është parti opozitare dhe së bashku me Nisma për Kosovën e kanë krijuar një bllok të përbashkët. Ne i kemi vënë detyrë vetes që së bashku, shpresoj edhe me grupime të tjera politike më të vogla, t’i fitojmë zgjedhjet vet. Ky është plani ynë”, ka theksuar Nitaj.
Sipas tij, AAK-ja nuk e ka fare në rend çështjen e koalicioneve me partitë në pushtet.
“I kemi bërë të qarta qëndrimet tona, tash e dy vjet, se nuk mund të kemi kurrfarë marrëveshjesh me partitë, të cilat janë shkaktare të një gjendjeje bukur të rëndë qeverisëse në vend, dhe të cilat pikërisht për shkak të mosfunskionimit të tyre si koalicion, me gjasë shpejt do ta çojnë vendin në zgjedhje’, ka thënë tutje Nitaj.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s, Jakup Krasniqi sikurse dy partitë tjera opozitare mohoi mundësinë e koalicionit me partitë në pushtet.
“Ne jemi për koalicion e për qeverisje me partitë opozitare! Vijat e kuqe duhet t’i qesin qytetarët e Kosovës”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...


































