Lajme

Partitë, pa qëndrim rreth hetimit të SHIK-ut

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 14 April 2018

Partitë politike edhe më tutje nuk kanë ndonjë qëndrim rreth iniciativës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për të mbledhur nënshkrime për krijimin e Komisionit Parlamentar për të hetuar veprimtarinë e SHIK-ut. Zyrtarë nga kjo Lëvizje besojnë në përkrahjen e grupeve të tjera parlamentare pasi kjo mbështetja është e rëndësishme në këtë drejtim, shkruan sot “Gazeta Zëri”.

Kësaj radhe kjo parti së bashku me Grupi e Deputetëve të Pavarur i posedojnë 31 nënshkrime, por për krijimin e këtij komisioni i duhen 40 nënshkrime, të cilat LVV-ja shpreson t’i gjejë te grupet e tjera parlamentare.

Por të pavendosur për kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje janë shprehur zyrtarë nga Partia Demokratike e Kosovës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas të cilëve ende nuk kanë marrë ndonjë vendim zyrtar. Krijimin e komisionit hetimor e shohin të nevojshëm edhe analistë të çështjeve politike.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera