Fokus

Partitë opozitare po rriten, pushtetit po i ikën elektorati

Autori: H. Smajli 15:46 | 19 October 2021

Ndryshe nga pushteti që pësoi rënie prej 50% në numër të votave, opozita në zgjedhjet lokale të 17 tetorit është rritur në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë marrë dukshëm më shumë vota në zgjedhjet lokale.

Rritjen më të madhe në zgjedhjet e së dielës e pati LDK-ja me 70 mijë e 163 vota më shumë, derisa pas saj edhe pse me një numër më të vogël renditet AAK-ja e cila pati një rritje prej 23 mijë e 444 vota më shumë se në zgjedhjet e 14 shkurtit.

-Advertisement-

Ndërsa mbrapa në këtë ngritje nuk mbeti as PDK-ja që nivelin komunal fitoi besimin e më shumë qytetarëve. Kjo shifër e kësaj partie arriti në 23 mijë e 345 vota më shumë.

Një rritje si asnjëherë më parë kjo parti e pati në kryeqytet. Kandidati i PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili për herë të parë kësaj partie i solli 21% të votave. Që më herët partia e njëjte nuk e kishte kaluar asnjëherë 5 përqindëshin.

Derisa e njëjta nuk ka ndodhur me partinë në pushtet e cila në numër të votave ka rënë me 50 përqind sipas raundit të parë, në krahasim me zgjedhjet parlamentare, derisa ka shkuar në balotazh në plot 12 komuna e nuk ka arritur fitore në asnjërën prej tyre.

Shifrat për LDK-në, AAK-në, PDK-në, rritja në vota nga zgjedhjet parlamentare në lokale:

LVV – 232 mijë 481 më pak vota

LDK –  70 mijë 163 vota më shumë

PDK – 23 mijë e 345 vota më shumë

AAK – 23 mijë e 444 vota më shumë

Rezultati i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, 2021:

VV – 205. 854 vota

LDK – 181. 121 vota

PDK – 171. 630 vota

AAK – 85.555 vota

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, 2021

Lëvizja Vetëvendosje – 438 mijë e 335 vota

Partia Demokratike e Kosovës – 148 mijë e 285 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës – 110 mijë e 985 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 62 mijë e 111 vota./Gazeta Infokus/  

GRAFIKU:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera