Lajme

Partitë edhe sot kanë afat për t’i treguar KQZ’së për koalicionet parazgjedhore

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 15 May 2017

Deri në mesnatë, partitë politike kanë për obligim të deklarojnë në KQZ koalicionet garuese në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 Qershorit.

15 maji është paraparë afati i fundit nga KQZ’ja që partitë politike të deklarojnë koalicionet garuese në zgjedhje, e po ashtu edhe deklarimin për mospjesëmarrje eventuale në zgjedhje.

Ndonëse kanë mbetur edhe pak orë deri në përfundimin e këtij afati, ende asnjë nga subjektet politik nuk ka zyrtarizuar koalicionet parazgjedhore. Përjashtuar, AAK dhe NISMA, të cilat një marrëveshje të tillë e kanë nënshkruar para më shumë se një viti.

-Advertisement-

Megjithatë, raportime dhe takime për koalicione të ndryshe parazgjedhore kanë qarkulluar në media, qysh nga shpallja e zgjedhjeve./Indeksonline

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera