Partia Liberale Egjiptiane kërkon anulimin e votave në të gjitha vendbanimet serbe ku nuk jeton komuniteti rom
Autori: Gazeta inFokus 22:46 | 21 February 2021
Partia Liberale Egjiptiane kërkon anulim të votave në të gjitha vendvotimet ku nuk banojnë pjesëtar të këtij grupi minoritar.
Ata janë ankuar për parregullsitë që kanë ndodhur në komunat me shumicë serbe ku qytetarët ja dhanë votën pjesëtarëve të komuniteteve të cilave nuk ju takojnë.
Kjo është komunikata e plotë e PLE:
Pas shqetësimeve të ngritura nga Partia Liberale Egjiptiane (PLE) përmes Komunikatës Publike të datës 19 shkurt 2021 mbi dyshimet lidhur me orkestrimin e votave nga subjekti politik “Lista Serbe” në bashkëveprim me subjektin politik “Romani Iniciativa” si dhe duke u bazuar në reagimet e shumta të pranuara nga komunitetit Egjiptian, konstatojmë si të padrejtë heshtjen e institucioneve kompetente shtetërore, përfaqësuesve të subjekteve të mëdha politike, organizatave ndërkombëtare, ambasadave të huaja dhe të një pjese të shoqërisë civile.
Mos marrja parasysh e shqetësimeve tona mbi ndikimin e dhunshëm në vullnetin e votuesve në rastin konkret të Subjektit Politik “Romani Iniciyativa” nën dirigjimin e “Listës Serbe” rezulton negativisht dhe drejtpërdrejtë në mbarëvajtjen demokratike të zgjedhjeve si dhe mund të dëmtojë seriozisht tërë procesin zgjedhor në Kosovë. Kosova ka qenë shembull i organizimit dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve në të gjitha nivelet në Kosovë dhe duke bërë përpjekje të vazhdueshme në arritjen e objektivave për integrime evropiane, ndikimet e tilla të drejtpërdrejta në vullnetin e votuesve nga subjekti politik “Romani Iniciyativa” përmes “Listës Serbe” është shembulli më i keq dhe pengesë në arritjen e këtyre objektivave.
Prandaj, PLE bënë thirrje të gjitha mekanizmave vendore dhe ndërkombëtare që në kuadër të fushë veprimtarisë së tyre të reagojnë urgjentisht në mënyrë që të vendoset drejtë manifestimi i vullnetit të lirë të votuesve si dhe të evitohet dëmtimi i mundshëm i vet procesit zgjedhor në përgjithësi.
PLE si parti serioze parlamentare, e cila tash e tetë vite përfaqëson komunitetin Egjiptian, kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të bëjë anulimin e votave në të gjitha vendbanimet serbe, në të cilat nuk jeton komuniteti rom. Gjithashtu PLE ju bënë thirrje qytetarëve të komunitetit Egjiptian në Kosovë dhe jashtë saj që të jenë të qetë dhe të matur dhe mos të bien në provokime të individëve apo grupeve të caktuara.
Me respekt,
Veton Berisha
Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane
Të tjera
-
Rreth 506 mijë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në SHBA
Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur me 505 mijë e 9...
-
Mblidhet Kryesia e LDK-së, pritet të caktohet data për zgjedhjen e kryetarit
Anëtarët e LDk-së kanë mbërritur në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës pë...
-
Kina aprovon dy vaksina të tjera për Covid-19
Kina ka aprovuar dy vaksina të tjera për COVID-19 për përdorim të gjerë. A...
-
Ambasadori britanik takon Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott është takuar sot me kryetarin ...
-
Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës nesër
KEDS ka njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike si rezultat i disa pun...
-
Hapet shkolla shqipe në qytetin Offenbach të Gjermanisë
Është hapur edhe një shkollë shqipe në qytetin Offenbach të Gjermanisë. Bash...
-
Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës nesër
KEDS ka njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike si rezultat i disa pun...
-
Alma Lama: Në vitin 2015 AKI më tregoi se gazetari Duriqi ishte në rrezik
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama, ka reaguar për ras...
-
Ambasadori britanik në zyrat e LDK-së pak para mbledhjes së kryesisë
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, është parë në afërsi të s...
-
Kosova jashtë integrimit rajonal ekonomik
Kompania e mishit “Meka”, që është një nga bizneset prodhuese në Kosovë, nuk ...
-
Ahmeti, Kurtit: Një gazetar është sulmuar, reago si në rastin e sulmit ndaj djalit të Rashiq
Drejtori i kanalit10, Arben Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook i ka reagua...
-
Pfizer teston dozën e tretë që lufon variantet e reja të koronavirusit
Pfizer poteston një dozë të tretë të vaksinës së tij anti-covid që ndihmon në...