Lajme

Partia i ndan e familja i bashkon — Vet në VV e vëllain në PDK

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 13 January 2021

anë disa raste në Kosovë kur kundërshtarët politikë janë vëllezër mes vete apo familjarë. Nëpër debate televizive, mbante anën e Vetëvendosjes.

E të martën, zyrtarisht Armend Muja, aderoi në partinë e Albin Kurtit. Me vete kishte edhe bashkëshorten dhe djalin e tij.

Por, këtu nuk ishte prezent vëllai i Armendit, Gazmend Muja. Ky i fundit, deri vonë, është pjesë e e PDK-së. Madje Gazmend Muja dikur ishte asamblist i PDK’së në Mitrovicë. Por ky nuk është rasti i vetëm, kur dy vëllezër u takojnë partive të ndryshme politike.

-Advertisement-

Njëjte ka ndodhur edhe me dy vëllezërit nga fshati Komogllavë në qytetin e Ferizajt. Bajrush Xhemajli, e Emrush Xhemajli vijnë nga e njëjta familje por mbajnë qëndrime të ndryshme politike.

Madje këta të fundit ishin në garë për kandidatë në të njëjtën kohë, njëri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës e njëri nga Lëvizja Vetëvendosje. Por, ky fakt nuk ndikon tek raportet mes vëllezërve.

E diskutime politike në familje shpesh kanë edhe Faton Bislimi e Besnik Bislimin. Këta dy në jetë të përditshme janë djem të axhës, por në politikë janë kundërshtarë. Njëri nga LDK, e tjetri nga VV.

Por, sa ndikon kjo në raportet e tyre familjare ka treguar Faton Bislimi. Por, ndryshe kanë vendosur vëllezërit Ramush e Daut Haradinaj.

Këta të fundit kanë vendosur që të qëndrojnë bashkë në subjektin e njëjtë politik që është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Edhe Sami Kurteshi e Ismail Kurteshi, vijnë nga e njëjta familje.

Por përpos familjes këta të fundit i bashkon edhe subjekti politik, që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera