Lajme

Partia FJALA sot hapi fushatën e saj në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 31 May 2017

Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi tha se subjekti që ai udhëheq do të zhvillojë fushatën ndryshe nga partitë e tjera e siç tha ai, duke mos organizuar tubime me qytetarë.

Kjo për arsye se siç tha Kelmendi, qytetarët janë lodhur nga tubime të tilla me premtime boshe.

Në hapje të fushatës u tha se kandidatët e Fjalës do të takohen me qytetarët në mënyra të përveçme, ku secili prej tyre do të takojë qytetarë të rastit.

-Advertisement-

Sipas Kelmendit, FJALA në programin e saj ka tri pika kryesore që njëherit janë edhe gjithëpërfshirëse, e ato janë: zhvillimi ekonomik, sundimi i drejtësisë si dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndryshe, FJALA në këto zgjedhje do të garojë me 110 kandidatë, ekspert dhe magjistra të fushave të ndryshme.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera