Lajme

Partia e Macronit humb shumicën në parlament

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 19 May 2020

Disa anëtarë të partisë në pushtet të presidentit francez, Emmanuel Macron kanë njoftuar për formim të partisë së re të martën, çka ka ndikuar në humbjen e shumicës së partisë së Macronit në parlament dhe rritjen e presionit për më shumë politika të krahut të majtë.

Shtatë ligjvënës janë larguar nga Partia e Macronit për të formuar grupin “Ekologjia, Demokracia, Solidariteti”, i cili do të ketë 17 deputetë në parliament.

Kjo nënkupton që partia e Macronit ka vetëm 288 deputetë, një më pak sesa shumica absolute, derisa kjo shifër shumë më e ulët në krahasim me 314 ulëse sa kishte para se presidenti francez të rishkruante rrugën e tij politike më 2017.

-Advertisement-

“Presioni nga ekzekutivi, partia dhe grupi kanë qenë të atilla që na është dashur ta bëjmë njoftimin publik”, ka thënë njëri nga pjesëtarët e larguar.

Partia e Macronit, veçse është përballur me në të kaluarën me kritika, pasi ligjvënësit e partisë së tij nuk janë pajtuar me vendimmarrjen e tij dhe politikat pro-biznesore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera