Parregullsitë gjatë votimit që u raportuan në polici
Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 15 November 2021
Dy parregullsi gjatë raundit të dytë të votimit janë raportuar në policia të dielën, shkruan Gazeta Infokus.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se parregullsitë kanë ndodhur në Kamenicë dhe Junik.
Në Kamenicë janë arrestuar dy të dyshuar pasi kanë blerë vota nga qytetarët.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkë-veprim kanë bërë blerje të votave nga qytetarët në shpërblim të hollave . Me vendim të prokurorit dy të dushkuarit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa rasti është cilësuar dhënie dhe marrje e ryshfetit lidhur me votimin.
Kurse në Junik të Pejës është arrestuar një person pasi që ka penguar procesin e votimit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti në qendër të votimit ka penguar procesin e votimit si dhe kishte kanosur edhe përgjegjësin e qendrës së votimit viktimën femër kosovare. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.
Rasti në Junik po cilësohet si pengim i procesit të votimit dhe kanosje. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Bedri Hamza për Prishtinën: Unaza e jashtme e kryeqytetit do të kryhet me financimin e qeverisë, pavarësisht sa kushton
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar të punojë ngush...
-
Bedri Hamza: Pensionet për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët rriten për 50%, u lejohet edhe të punojnë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se nuk ka arsye që...
-
Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës përmirësohen kushtet e punëtorëve
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i ftuar në emisi...
-
Bedri Hamza: Autostradat do t’i përfundojë, do të ketë lidhje të reja me to
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka folur edhe pë...
-
Hamza: Brengë për mua janë preokupimet e qytetarëve, jo partitë politike
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i ftuar në emisi...
-
Von der Leyen: Jemi gati të nisim punën e shqyrtimit të aplikimit të Kosovës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur gatishmë...
-
Kurti me fjalë të rënda për partitë opozitare, i barazon me Listën Srpska – popullit ia lypë 500 mijë vota
500 mijë është numri i votave që Albin Kurti ka kërkuar nga qytetarët e Kosov...
-
Lajmërohet personi “që kërcënoi” Ramush Haradinajn: Më është keqpërdorur emri im
Gjatë ditës së sotme u raportua për një kërcënim që kishte marrë kreu i AAK-s...
-
Tubimi i VV’së, Kurti përsëri merret me ‘specialitetin’ e tij, i godet ‘studiot televizive’ dhe analistët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të sulmojë analistët kritikë...
-
Kurti ankohet në tubimin e VV’së: Na kanë sabotuar në këto 4 vite
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ankuar në tubimin e VV’së duke thën...
-
Mbledhja e Qeverisë, ja çfarë vendime u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 238, ku janë marrë disa vendime. ...
-
Seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë, publikohet agjenda
Kuvendi i Shqipërisë publikoi të mërkurën programin e seancës së përbashkët p...