Parregullsi gjatë mbajtjes së testit, anulohet konkursi për infermier në QKUK

Autori: Gazeta inFokus
15:07 | 01 June 2023
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka anuluar dy testet me shkrim për infermier, njërin të mbajtur më 06.05.2023 dhe tjetrin më 23.05.2023.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë në QKUK, Enlirat Duraku, i cili e ka publikuar edhe vendimin.
Sipas QKUK-së, ky vendim është marrë pasi Komisioni Përzgjedhës ka vlerësuar se ka pasur parregullsi gjatë mbarëvajtjes së testit.
“Drejtësia duket se ekziston më në fund! Faleminderit institucioneve relevante për korrektësinë dhe për marrjen parasysh të ankesave. Konkursi duhet të jetë transparent duke iu nënshtruar të gjitha kornizave ligjore, përfshirë edhe përmbajtjen e komisionit”, ka thënë Duraku, në një komunikatë për media.
Sipas tij, mjeku, administrata dhe as drejtorët nuk duhen të jenë pjesë as e komisionit e as i monitorimit të proceseve të testimit të infermierëve sepse “nuk dinë të vlerësojnë infermierët”.
“Shpresoj që konkursi i radhës të jetë i rregullt, ku secili kandidat do e ketë mundësinë dhe të jenë të barabartë, pavarësisht statusit social, përkatësisë apo afërsisë politike apo asaj farefisnore me individ me pushtet”, ka përfunduar Duraku.

Të tjera
-
Rrjet dro*ge Holandë–Finlandë, arrestohen 9 shqiptarë – Pamje nga operacioni “PIETARI”
Një operacion i rëndësishëm policor është zhvilluar në disa qytete të Shqipër...
-
KRU “Gjakova”: Është stabilizuar furnizimi me ujë në Rahovec
Gjendja e furnizimit me ujë në qytetin e Rahovecit është stabile, njoftojnë n...
-
Nga Shqipëria drejtonin trafikun e dro*gës në Finlandë, SPAK jep detaje për grupin e shqiptarëve
SPAK dhe autoritetet finlandeze godasin rrjetin e trafikut ndërkombëtar të lë...
-
Jep dorëheqje kryeministri holandez
Kryeministri holandez, Dick Schoof tha të martën se qeveria e tij e koalicion...
-
Aksidentohen dy vetura mbi Urën e Hencit në Fushë Kosovë
Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave mbi Urën e Hencit në Fushë Ko...
-
SHBA ndryshon politikën në Siri, ul praninë ushtarake: Nga 8 baza, mbetet vetëm një
I dërguari special i SHBA-së për Sirinë, Thomas Barrack, ka njoftuar se vendi...
-
Kurti në “Defender 2025”: Këtë armatim që po e shihni këtu është blerë tri vitet e fundit
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në aktivitetin ushtara...
-
Petkoviq: I dorëzova Sorensenit listën me “50 veprime eskaluese” të Kosovës, pres shpejt ftesë për takim trilateral
Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, është deklaruar pas takimit që pati sot...
-
ASK publikon statistikat e lindjeve për vitin 2024 – mbi 21 mijë foshnje lindën në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat vjetore për l...
-
Takohen përfaqësuesit e bizneseve, diskutojnë pasiguritë nga tregu i lirë i energjisë
Përfaqësuesit e bizneseve të sektorit privat janë takuar sot në Odën Ekon...
-
99 për qind të pasurisë Bill Gates do t’ia falë Afrikës
Miliarderi amerikan, Bill Gates, është shprehur se shumicën dërrmuese të pasu...
-
Aksioni antidrogë, arrestohen 22 persona e konfiskohen mijëra euro
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë zhvill...