Lajme

Parregullësi në veri: Flamuri serb prezent në vendvotime

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 19 May 2019

Demokracia në Veprim e cila po vëzhgon zgjedhjet që po zhvillohen të dielën nëpër komunat veriore të Kosovës, ka njoftuar për disa parregullësi atje.

DnV thotë se në disa raste janë shfaqur probleme me votimin me dokumente të Serbisë.

“Procesi i verifikimit të dokumenteve të identifikimit nga komisionerët në disa raste është përcjellur me paqartësi. Disa votuesve, të cilët kanë qenë në listën e votuesve, u është lejuar të votojnë me dokumente të identifikimit të Serbisë”, theksohet në një njoftim të këtij koalicioni të organizatave.

-Advertisement-

Ky është njoftimi i plotë i tyre:

Parregullsitë më evidente

Parregullësitë më të shpeshta që po e përcjellin procesin e votimit në terren deri në orën 12:00 janë:

Votimi me dokumente të Serbisë

Procesi i verifikimit të dokumenteve të identifikimit nga komisionerët në disa raste është përcjellur me paqartësi. Disa votuesve, të cilët kanë qenë në listën e votuesve, u është lejuar të votojnë me dokumente të identifikimit të Serbisë.

Vështirësitë e votuesve për ta gjetur emrin e tyre në Listën e Votuesve

Ankesa lidhur me Listën e Votuesve janë raportuar në tri vendvotime, dy në Mitrovicën e Veriut dhe një në Leposaviq.

Votimi familjar

Votimi familjar është evidentuar në 15 vendvotime në katër komunat ku po mbahet zgjedhjet. Kjo dukuri është shprehur më së shumti në komunën e Mitrovicës së Veriut në 7 vendvotime.

Raste të votimit jashtë kabinave të votimit

Gjithsej në tri vendvotime në Leposaviq është vërejtur votimi jashtë kabinës.

Tentimet për të votuar më shumë se një herë (votimi i dyfishtë)

Është evidentuar një rast në qendrën e votimit 3803B në shkollën “Aziz Sylejmani”,  në Mitrovicën e Veriut në vendvotimin 01R.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera