Lajme

Parlamenti i Serbisë: Pse Lista Srspka e votoi Ramush Haradinajn?

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 26 September 2017

Sot në seancën e radhës të Parlamentit të Serbisë ndër pika të shumta, u përmendën edhe disa çështje tjera që kishin të bënin me territore jashtë Serbisë. E tillë ishte edhe pika që kishte të bënte me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i ”Partisë së Re”, Zoran Zhivkoviq, shtroi pyetje për kryeministren serbe, Ana Brnabiq, si dhe ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, në të cilën thuhej se çfarë efekti ka tani sanksioni që Serbia vendosi ndaj Francës, me rastin e lirimit të Haradinajt nga gjykata franceze, njoftojnë mediat serbe.

Ai interesohej se çfarë kishte ndodhur që brenda një kohe të shkurtër Lista Serbe të votojë Ramush Haradinajn për kryeministër të Kosovës, transmeton RTK raportimin e mediave të Beogradit.

-Advertisement-

“Prej nga gjithë ky ndryshim kaq i madh ndaj Ramush Haradinajt, mos janë interesat historike të Serbisë atje, apo mos është presioni ndërkombëtar, apo dikush ka paguar për një miqësi të re?”, pyeti ndër të tjera Zhivkoviq.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera