Lajme

Parlamenti i Maltës ul moshën e së drejtës së votimit në 16 vjeç

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 06 March 2018

Parlamenti i Maltës miratoi njëzëri uljen në 16 vjeç të moshës minimale për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme dhe referendumet kombëtare.

Ky ndryshim i Kushtetutës e bën Maltën vendin e dytë europian pas Austrisë që u jep 16-vjeçarëve të drejtën e votës.

Për zgjedhjet lokale, kjo e drejtë u është dhënë atyre që në vitin 2015.

-Advertisement-

Megjithatë, qytetarët maltezë duhet të jenë të paktën 18 vjeç që të mund të kandidojnë në zgjedhjet kombëtare./Infokusi

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera