Rajoni dhe Bota

Parlamenti i Holandës miraton shtetrrethimin kundër COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 21 January 2021

Një shumicë e deputetëve holandezë miratuan sot vendosjen e një shterrethimi kundër pandemisë së COVID-19, theksoi qeveria duke shtuar se kjo masë do të hyjë në fuqi të shtunën.

Parlamenti miratoi këtë shtetrrethim me kusht që ai të filloi çdo mbrëmje në orën 21:00 (20:00 GMT) në vend të 20:30 ashtu si kërkonte qeveria.

Shtetrrethimi përfundon çdo ditë në orën 04:30 dhe do të zgjasë të paktën deri më 9 shkurt, raporton ATSh.

-Advertisement-

Rutte kishte njoftuar më herët qëllimin për të vendosur një shtetrrethim, por theksoi se dëshironte një mbështetje të mjaftueshme nga Parlamenti.

Rutte tha se vendimi për të krijuar një shtetrrethim ishte ndërmarrë si pasojë e variantit britanik dhe shqetësimin e madh që kemi të gjithë, duke iu referuar një mutacionin të ri më infektues i sëmundjes që është shfaqur në Britaninë e Madhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera