Parlamenti Evropian u kërkon Kosovës e Serbisë të zbatojnë marrëveshjet e arritura
Autori: Gazeta inFokus
08:54 | 14 June 2017
Parlamenti Evropian në Strasburg sot u kërkoi autoriteteve në Prishtinë që “pa vonesë” të themelojnë Bashkësinë e komunave serbe në përputhje me marrëveshjen e arritur “me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.”
Eurodeputetët këtë e kanë theksuar në rezolutën për të cilën kanë debatuar, ndërsa sot do të votohet për të.
Ata gjithashtu theksuan se “Bashkësia e komunave serbe ende nuk është themeluar dhe nuk është hartuar as drafti i statutit të saj, dhe se për formimin e kësaj bashkësie janë përgjegjëse autoritetet e Kosovës.”
Ata theksojnë se marrëveshjet e deritanishme në dialogun Beograd-Prishtinë duhet zbatuar dhe i bëjnë thirrje shërbimit evropian për çështje të jashtme, në krye të të cilit është Federica Mogherini që rregullisht të vlerësojnë se si dy palët po zbatojnë obligimet e tyre dhe për këtë t’i raportojnë PE.
PE shfaq shqetësimin për praninë e mëtejme të strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe kërkojnë për të gjetur një zgjidhje të pranueshme, si dhe statusin e kompleksit të minierave të Trepçës.
Në projekt-rezolutë u bëhet thirrje liderëve të serbëve të Kosovës që në tërësi të marrin përgjegjësinë për vendet e tyre dhe rolin në institucionet e vendit, në mënyrë që të veprojnë të pavarur nga Beogradi dhe në mënyrë konstruktive t’i kontribuojnë mirëqenies së gjithë popullit të Kosovës.
Po ashtu kërkohet nga autoritetet e Kosovës që edhe më tej të mbështesin përfshirjen e përfaqësuesve serbë dhe të ndërtojnë besimin ndërmjet komuniteteve ashtu që do të promovohet integrimi i tyre ekonomik.
Themelimi i Gjykatës Speciale për gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë dhe Zyrës së Prokurorisë së Posaçme të Gjykatës në Hagë është “përshëndetur si një hap i rëndësishëm drejt sigurimit të drejtësisë dhe pajtimit”, dhe theksohet se “mbrojtja e dëshmitarëve është vendimtare për suksesin e kësaj gjykate të veçantë, por autoritetet inkurajohen që qytetarëve t’iu lejohet për të përdorur atë sistem pa frikë nga hakmarrja.”
Eurodeputetët kanë dënuar ashpër dërgimin e trenit nacionalist serb nga Beogradi në veri të Kosovës dhe shprehën shqetësimin serioz për shkak të luftë-nxitjes dhe porosive të drejtuara kundër BE-së.
Ata kanë shprehur shqetësimin e thellë për shkak të arrestimit të Ramush Haradinajt në bazë të akuzës ndërkombëtare të vitit 2004 nga Serbia në bazë të juridiksionit universal të gjykatës së saj për krime lufte.
“Dhe shprehin keqardhje”, thuhet në draft-rezolutë, “keqpërdorimi për hetime të qytetarëve të vendeve që i kanë takuar ish-Jugosllavisë”.
Në dokumentin e PE shprehet kënaqësia që Komisioni Evropian ka propozuar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa shpreh shqetësimin që autoritetet prishtinase nuk përmbushin obligimet e tyre në mënyrë që kjo të zbatohet, përfshirë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, zhbërjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

T� tjera
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
































