Lajme

Parlamenti Evropian mbështet Kosovën në proceset integruese

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 28 February 2020

Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, ka pritur në takim delegacionin gjerman të kryesuar nga Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Hoti ka njoftuar delegacionin gjerman për prioritetet, proceset e rëndësishme nëpër të cilat është duke kaluar Kosova, dhe sfidat të cilat po e presin Qeverinë e re, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërsa, Wieland ka ofruar mbështetje në lidhje me agjendën evropiane dhe proceset integruese të shtetit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

-Advertisement-

Po ashtu, zyrtari i PE-së shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit që përfaqëson, për përkrahje në zhvillimin e komunave, duke mundësuar kësisoj binjakëzime të komunave tona me komunat e ndryshme nga Gjermania./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera