Lajme

Parlamenti Evropian i kërkon FIFA-s të kompensojë punëtorët emigrantë të Kupës së Botës

Autori: Gazeta inFokus 07:10 | 25 November 2022

Parlamenti Evropian i është bashkuar thirrjeve për organizatorët e FIFA-s dhe “Katar 2022” për të ofruar kompensim për punëtorët emigrantë që u abuzuan gjatë ndërtimit të stadiumeve dhe infrastrukturës për Kupën e Botës.

Presioni shtohet nga organizatat e të drejtave të njeriut, si “Amnesty International” dhe “Human Rights Watch”, familjet e punëtorëve, shoqatat e futbollit dhe udhëheqësit politikë, raporton KosovaPress.

Në një debat përpara votimit, politikanët në Parlament ishin kritikë ndaj historisë së të drejtave të njeriut në Katar, të drejtave të punës dhe kufizimit të lirisë së shprehjes.

-Advertisement-

by TaboolaSponsored LinksYou May Like
Incredible: seniors are snapping up this new toothbrush, here’s the reason!
Well-Being-Review.com
“Deputetët evropianë theksojnë se Katari fitoi procesin e tenderimit të Kupës së Botës FIFA mes akuzave të besueshme për ryshfet dhe korrupsion. Ata shprehin keqardhjen për vdekjen e mijëra punëtorëve emigrantë kryesisht në sektorin e ndërtimit që ndihmuan vendin të përgatitej për turneun, si dhe të gjithë të lënduarve”, tha Parlamenti në një deklaratë.

“Duke pranuar kontributin e rëndësishëm të punëtorëve emigrantë në ekonominë e Katarit dhe në Kupën e Botës FIFA 2022, Parlamenti u kërkon autoriteteve të Katarit të kryejnë hetime të plota për vdekjet e punëtorëve emigrantë në vend dhe të kompensojnë familjet në rastet kur punëtorët kanë vdekur si pasojë e kushteve të tyre të punës.

Po ashtu, deputetët evropianë shprehën keqardhje për abuzimin e kryer nga autoritetet e vendit (Katarit) ndaj komunitetit LGBTQ+.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera