Lajme

Parlamenti britanik, mbi 24 mijë tentativa për klikim në faqet porno

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 08 January 2018

Më shumë se 24.000 përpjekje janë bërë për të hyrë në faqe interneti pornografike nga ndërtesa e parlamentit britanik në pesë muajt që pasuan zgjedhjet e përgjithshme të qershorit të shkuar.
Sipas shifrave zyrtare, 24.473 tentativat, apo 160 në ditë, u bënë nga kompjuterat apo pajisjet e tjera elektronike të lidhur me rrjetin e parlamentit që përdoret nga deputetët, stafi i tyre si dhe nëpunësit nga qershori në tetor. Ky zbulim vjen ndërsa vijon skandali ish zëvendës kryeministrit Damian Greenm, i cili dha dorëheqjen pasi gënjeu për materiale pornografike që u gjetën në kompjuterat e e zyrës së tij në vitin 2008.

Të dhënat për preferencat e fundit audiovizive të stafit të parlamenti britanik i morën pas një kërkesë të shoqatës së shtypit bazuar në ligjin për lirinë e informacionit. Shtatori i shkuar ishte më i ngarkuari me mbi 9000 përpjekje për të hyrë në faqet pornografike nga kompjuterat e parlamentit në dhomën e lordëve dhe dhomën e ulët.

Zyrtarë të parlamentit thanë se faqet pornografike janë të bllokuara në rrjetin e tyre, prandaj shumica e përpjekjeve për ti hapur nuk janë me dashje. megjithatë, një tjetër statistikë thotë se vitin e shkuar pati thuajse 3 milionë përpjekje për të hapur faqe të bllokuara nga rrjeti i parlamentit

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera