Parlamentarët evropianë përshëndesin heqjen e tarifave, kërkojnë liberalizimin e vizave për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 07:03 | 03 April 2020
Zyra për shtyp e Parlamentit Evropian, i cili po ashtu në rrethanat e krizës së pandemisë punon me kapacitete shumë të kufizuara, ka shpërndarë një komunikatë me të cilën shprehet kënaqësi për vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me tarifat 100 për qind për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Këtë e kanë quajtur hap të rëndësishëm, i cili mund të çojë drejt rifillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Shefi i delegacionit për Kosovën në Parlamentin Evropian, Romeo Franz, dhe raportuesja Viola Von Crammon-Taubadel, kanë përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës. Kanë kërkuar që BE-ja tash të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh krizën politike, shkruan KOHA.
“Jemi shumë të lumtur për këtë vendim të miratuar nga Qeveria në detyrë për t’i hequr tarifat prej 100 për qind. Ky është një sinjal i rëndësishëm për bashkëpunim politik në rajon dhe hap kyç, i cili shpresoj se do të çojë drejt rifillimit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në mënyrë që raportet mes Beogradit dhe Prishtinës të mund të normalizohen”, ka thënë Viola Von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Ndërkaq, Romeo Franz, shef i delegacionit ndërparlamentar për Kosovën, ka thënë se tash pret nga BE-ja që të veprojë në favor të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe t’i heqë vizat.
“Ne llogarisim në shtetet anëtare të BE-së që të përmbushin premtimin e tyre dhe të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës sa më parë që të jetë e mundur, pa marrë parasysh situatën politike. Kjo do të ishte një shenjë e rëndësishme solidariteti, sidomos për të rinjtë në Kosovë dhe për përkushtimin e vendit drejt së ardhmes evropiane”.
Parlamenti Evropian ka qenë deri më tash pa dyshim institucioni i BE-së, i cili më së shumti ka mbështetur Kosovën edhe në forcimin e shtetësisë së saj, edhe në liberalizimin e vizave. Që nga periudha para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Parlamenti kishte nisur të bëjë thirrje për njohje të pavarësisë. Edhe më vonë ka vazhduar të bëjë thirrje për pesë shtetet anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë një gjë të tillë. Ndër të parët, Parlamenti Evropian ka dhënë edhe pëlqimin për liberalizimin e vizave dhe ka vazhduar trysni ndaj shteteve anëtare që sa më parë t’i liberalizojnë vizat për Kosovën.
Institucionet e tjera të BE-së, Këshilli dhe Komisioni, Kosovën nuk e trajtojnë si shtet sovran dhe të pavarur, por kanë qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës. Kjo për shkak se në Parlamentin Evropian raportet dhe rezolutat miratohen me shumicë, ndërsa në Këshill me konsensus të të gjitha shteteve anëtare. Dhe kur ka shtete që janë kundër, atëherë as shumica e madhe që njeh Kosovën si shtet nuk mund ta detyrojë BE-në që ta trajtojë Kosovën si të tillë.
Të tjera
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...