Lajme

‘Parku amerikan i lirisë’, çerdhe e qenve, maceve e gjarpërinjve

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 01 July 2017

Qyteti i Skenderajt ka tri parqe të bukura për të cilët janë investuar shuma të mëdha të mjeteve. Njëri prej tyre është emërtuar “Parku amerikan i lirisë” në shenjë të kontributit të SHBA-së dhënë popullit të Kosovës, por pikërisht ai është bërë kërcënim serioz nga qentë endacakë e gjarpërinjtë që mbështillen nëpër shkurre e grumbuj bërlloku që kanë bllokuar edhe rrugicat

“Paku amerikan i lirisë”, i emërtuar me një vendim të Komunës së Skenderajt në shenjë të kontributit të SHBA-së për lirinë e Kosovës, është bërë kërcënim i madh për qytetarët e Skenderajt, të cilët marrin guximin për të shkuar deri atje për të pushuar e për t’u relaksuar në këto ditë të nxehta,  shkruan sot, gazeta Zeri.

Qyteti i Skenderajt ka edhe dy parqe të tjera, të cilët janë emërtuar me emra të figurave historike të Skenderajt dhe të Drenicës, “Idriz Rrecaj”, përkatësisht “Shaban Polluzha”, shkruan gazeta Zeri

-Advertisement-

Derisa parku në qendër të qytetit të Skenderajt, i cili mban emrin e komandantit Shaban Polluzha dhe ai që shtrihet përgjatë rrjedhës së lumit Klina e që mban emrin e veprimtarit të shquar të Drenicës, themeluesit dhe kryetarit të parë të LDK-së, Idriz Rrecaj, mirëmbahen në saje të dy projekteve që Komuna ka realizuar, “Parku amerikan i paqes” nuk mirëmbahet fare dhe i është lënë vetvetes.

Shkurret që janë rritur, grumbuj të bërllokut, nëpër të cilët shkarravisin qentë endacakë dhe nga të cilët dalin edhe gjarpërinj e mace, janë bërë rrezik për qytetarët që shkojnë atje

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera