Parkingu nëntokësor në Prishtinë: kaq do të jetë çmimorja

Autori: Gazeta inFokus
07:33 | 04 November 2022
Parkingu nëntokësor te Fakulteti Filologjik në Prishtinë pritet të funksionalizohet këtë muaj, pasi punimet janë në përfundim.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, tha se aktualisht po punohet në pjesën e sipërfaqes së parkingut dhe janë duke u bërë mbjelljet e fundit, pasi kanë kërkuar më shumë gjelbërim
Ai deklaroi se gjithçka po shkon sipas planifikimeve.
“Pjesa e parkingut nëntokësor është pothuajse e përfunduar, ndërsa tani po punohet në pjesën e sipërfaqes sepse kryetari Rama e ka ndërruar tërësisht dizajnin e sipërfaqes. Kemi kërkuar të ketë më shumë gjelbërim ndaj tani janë duke u bërë mbjelljet e fundit dhe në fund të nëntorit konsideroj se do të hapet për qytetarët e Prishtinës”, u shpreh Zogaj.
Sa i përket çmimeve, tha se janë vendosur para nënshkrimit të kontratës mes komunës dhe kompanive private.
“Çmimet janë vendosur kur është nënshkruar kontrata, pasi është një kontratë e partneritetit publiko-privat, pra toka komunale ndërsa ndërtimi është bërë nga kompanitë private. Për një periudhë të caktuar, kompanitë private e shfrytëzojnë dhe menaxhojnë parkingun. Një pjesë e të hyrave i takon buxhetit të komunës”.
“Çmimorja është caktuar qysh përpara me kontratë dhe është e përafërt me çmimet që i kemi në Prishtina Parking. Në Prishtina Parking nëse parkoheni në qendër të Prishtinës, është një euro për orë dhe e keni të obliguar ta lironi parkingun pas dy orësh. Pra, nuk lejohet të qëndroni më gjatë. Prandaj, në një paralele është caktuar edhe ai çmim”.
Në hapësirën e parkingut nëntokësor Zogaj tha se janë rreth 600 vend parkingje, të cilat do të ua lehtësojnë punën qytetarëve.
“Parkingu ka hyrje dalje të veçanta, andaj është e menduar mirë nga inxhinierët dhe arkitektët në mënyrë që të mos krijohet kaos”.
Nënkryetari i kryeqytetit mes tjerash bëri të ditur se janë duke punuar në drejtim të zgjerimit të shesheve, deri te Katedralja dhe semaforët aktual. E kur ky projekt të përfundojë, tha se parkingu do të ketë dalje të veçantë, në mënyrë që të mos shkaktohet tollovi e veturave.Telegrafi

Të tjera
-
Hasani: S’e votoj një qeveri me VV-në, s’u tregua korrekt ndaj procesit të Speciales në Hagë
Deputeti i betuar i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se nuk do ta votojë një qev...
-
Rexhepi: Shpresoj që sot zgjidhet kryetarja e Parlamentit
Deputetja boshnjake Emilija Rexhepi ka thënë q ë shpreson se në seancën e sot...
-
Muharremi: Nuk kemi më llogaridhënie, vendoset jashtë Kuvendit
Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj gjendjes në Ku...
-
Ky është 84-vjeçari që u gjet pa shenja jete në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë
Pak më parë u raportua për një vdekje të dyshimit që ka ndodhur sot në orët e...
-
Data e zgjedhjeve lokale, presidentja takon partitë politike në orën 14:00
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot do t’i takojë përfaqësuesit e partive...
-
Balje tregon pse nuk e mbështet partinë e Kurtit: Nuk e kam gjetur veten në ekipin e VV-së
Deputetja nga komuniteti boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka folur...
-
Dodik shkon përsëri te Orban pavarësisht urdhër-arresti nga Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës
Milorad Dodik, presidenti i entitetit boshnjak Republika Srpska, njoftoi se d...
-
Sot seanca e radhës, vëllai i Liridona Ademajt: Dhimbja po na shtohet
Sot me fillim nga ora 13:20, do të mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes...
-
“Në Parlament duhet shumica, nuk e keni shumicën” – Kurti vite më parë kur vonohej formimi i institucioneve
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili po ua lë fajin PDK-së, ...
-
Ekstradohet në Kosovë një shtetas i Shqipërisë, ishte arrestuar atje
Policia e Kosovës ka raportuar se një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar n...
-
Su*lmuan fizikisht një grua, arrestohen dy gra në Podujevë
Dy gra janë arrestuar të martën në Podujevë, nën dyshimin se kanë sulmuar fiz...
-
Seanca s’fillon pa vrap, Ramush Haradinaj “ngroh muskujt” në Gërmi
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka nisur mëngjesin si shpesh herë – me ...